Nga viti 1979, qëkur filozofi dhe teoricieni letrar francez Jean-François Lyotard inaguroi konceptin postmodernizëm, debatet, polemikat, shkrimet e botimet, nga një amalgamë perspektivash teorike, përkitazi me përmbajtjen dhe kuptimin e tij, vijojnë̈ parreshtur edhe sot, transmeton Kosova Post.
Në këtë kuadër, i rëndësisë së veçantë është edhe libri “Koncepti i Postmodernës”, I autorit holandez Hanas Bertens, i cili për publikun shqiptar vjen nga shtëpia botuese “Bard Books”, me përkthyes publicistin, Sherif Luzha.
I ardhur, më në fund, në shqip me titullin Koncepti i postmodernës, ky studim aq i cituar, i botuar edhe në antologji të studimeve postmoderne, trajton postmodernizmin si periodë dhe si poetikë, duke ndjekur kronologjinë e diskutimit të këtij fenomeni dhe duke analizuar terminologjinë bazike të tij. Si ndjekës dhe pjesëmarrës në debatet mbi postmodernizmin, Hans Bertens nuk e ka shteruar çështjen e postmodernes, por e ka studiuar me rrënjë. Prandaj, edhe sot, më shumë se tri dekada pas botimit të parë, kur tashmë librat për postmodernizmin janë aq të shumtë, ky studim, pikëpamjet e të cilit janë zgjeruar në librat e tjerë të të njëjtit autor, ka mbetur referencë e pashmangshme e studiuesve të kontekstit dhe të teksteve postmoderne.
Kush është autori Bertens:
Hans Bertens (1945), profesor i letërsisë amerikane në Universitetin e Utrecht-it (Holandë) dhe studiues i mirënjohur i postmodernizmit, është autor i librave: Proza e Paul Bowles, Letërsia amerikane, Ideja e postmodernës, Teori letrare etj. Gjithashtu, ka përgatitur për shtyp si bashkautor disa libra: Postmodernizmi ndërkombëtar, Letërsia amerikane, Qyteti i vogël në Amerikë etj. Punimet e tij mbi postmodernizmin janë ndër më të cituarat.
Shënim për përkthyesin:
Sherif Luzha ka kryer studimet bachelor dhe master për letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku vazhdon edhe studimet e doktoratës. Është editor në revistën kulturore Symbol dhe në shtëpinë botuese Bard Books. Ka botuar disa shkrime për vepra të autorëve postmodernë si: Vonnegut, Saramago, Nooteboom etj. Librin Koncepti i postmodernës të Bertens-it
Labiniot Balaj