Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani e ka mirëpritur qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, të shprehur në letrën që ai ia dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku i kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, shkruan Kosova Post.
“Mirëpres qëndrimin e presidentit Joe Biden në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Është e qartë se rruga e vetme në dialog është marrëveshja për njohje. Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet për përfundim të suksesshëm”, ka shkruar ajo në Twitter.
Welcome @POTUS Joe Biden’s clear stance on – Dialogue.
It is unequivocally clear that the only way forward in the Dialogue is the mutual recognition agreement.
An approach missed since the beginning of the Dialogue – an approach needed for its successful completion.— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 7, 2021
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.