Policia e Kosovës, njofton se premten, ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banjskë” në fshatin Banjëskë të Zveçanit, ku më 24 shtator 2023 ndodhi sulmi terrorist, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake.
Lajmin në fjalë për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin “Rajska Banja” dhe kemi gjet 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, ka thënë Elshani.
Zëvendësdrejtori Elshani tha se besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës.
Kujtojmë se më 24 shtatorit të vitit të kaliar, rreth orës 02:43 minuta, veriu i vendi u trondit nga një sulm i një grupi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kurse zyrtari policor Alban Rashiti u plagos dhe një tjetër u lëndua.