Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan Kosova Post.
Osmani bashkë me ministrin Vitia po përshëndeten bashkë me punëtorët shëndetësorë në këtë Qendër, dhe po njoftohen për punën që po bëhet aty.
Derisa Osmani po qëndron në vizitë në këtë Qendër, aty po vazhdon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë.
Ndërsa, nuk dihet nëse edhe Osmani do të vaksinohet sot.