Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ishte në një miting në qytetin e Trabzonit gjatë ditës së djeshme ku u përballë me një kërkesë të çuditshme nga një fëmijë, transmeton KosovaPost.
Ndërkohë që Erdogani po fliste, në podium hipi një djalë i vogël, i cili iu lut që t’i nxirrte babain nga burgu.
“Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të”, u shprehifëmija duke qarë dhe lutur Presidentit turk që të bëjë diçka që ai të bashkohej me të atin.
Më pas djali e përqafoi Erdoganin për pak kohë dhe filloi t’i thërriste turmës duke thënë ‘më jepni një mikrofon’. Duke folur para turmës nga mikrofoni i mbajtur nga Erdogani, djali i vogël akuzoi Kiliçdarogllun si ‘tradhtar’.
Erdogan dhe anëtarët e kabinetit të tij, të cilët ishin në skenë, dëgjuan fjalimin e djalit duke qeshur.
Për kërkesën e fëmijut mbështetja erdhi nga Ministri i Brendshëm, Soylu Syleyman Soylu ka bërë një deklaratë në lidhje me kërkesën e fëmijut në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Ministri Soylu tha, “Merrni lajmin për kërkesën e fëmijut” dhe e përshkroi ngjarjen si më poshtë:
“Një fëmijë qan, Presidenti habitet. Fëmija tregon hallet e tij dhe më pas dëshiron t’i rrëmbejë mikrofonin nga dora presidentit tonë. Ndërsa të gjithë i buzëqeshin shkathtësia e fëmijës, udhëheqësi nuk e ofendon fëmijën, dhe jap lajmin e mirë se fëmiju u bashkua me Babain e tij”/KosovaPost/.