Vuçiq kërcënon hapur para ushtrisë serbe: Rrini gati, nëse u thërrasim e di se përgjigjeni

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka bërë një paraqitje kërcënuese para ushtrisë së shtetit të tij në Kralevë.

Vuçiq është paraqitur nga atje duke porositur ushtarët serbë që të “rrijnë në gatishmëri”.

“Rrini gati, punoni, ushtrohuni, ne do ta bëjmë më të mirën që t’ua lehtësojmë jetën. Që ju të keni një të ardhme të sigurt. Nëse Serbia u thërret të mbrojë njerëzit e saj, e di që ju do të përgjigjeni. Faleminderit për këtë”, ka thënë Vuçiq.

“Nëse ata vrasin njerëzit tanë si sot, atëherë Serbia duhet t’i mbrojë ata, dhe kjo i bije që ne do të fitojmë”, ka thënë ai para xhandarmërisë.

Bashkë me Vuçiqin tek ushtria serbe është paraqitur edhe ministri tjetër propagandues i Mbrojtjes serbe, Aleksander Vulin, që njihet për veprimet servile ndaj presidentit serb.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika