Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tashmë ka takuar dy përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe Josep Borrell.
Pas këtij takimi, Vuçiq deklaroi se dialogu është i rëndësishëm, por që Serbia është më e rëndësishmja.
“Si fillim shpresoj për një ditë të mirë për Serbinë këtu në Bruksel. Dialogu është i rëndësishëm, por Serbia është më e rëndësishmja”, ka thënë Vuçiq.
Pas takimit me Borrell, pritet që të fillojë takimi në mes kryeministrin të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq si dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, në kuadër të rifillimit të dialogut./Kosova Post/
Më poshtë gjeni linkun në instagram…
https://www.instagram.com/p/CQIjvrYJ61u/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading