Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një intervistë për televizionin serb “Happy.
Aty ai ka folur për shumë tema, ndër të cilat edhe për ish-presidentin e Jugosllavisë, Kasapin e Ballkanit, Slobodan Milosheviq.
Sipas tij, Milosheviqi nuk ka qenë as budalla e as i pa mend, por ka thënë se ka bërë disa gabime, në mesin e të cilave edhe luftërat në ish-Jugosllavi.
Ndërkaq, ka folur edhe për Kosovën.
Ai tha se po ta njohë Kosovën, do të fitojë çmimin Nobel.
“Po ta njihja Kosovën, do të fitoja çmimin Nobel”, tha Vuçiqi, por shtoi se mjaft ka çmime.
Tutje, presidenti serb tha se SHBA-ja dhe Gjermania dëshirojnë të mbrojnë interesat e veta në Kosovë, teksa shtoi se këto palë duan ta largojnë Rusinë dhe Kinën nga Ballkani, por se të njëjtat duan të jenë prezente në rajonin tonë, transmeton zëri.info. Vuçiqi tha se ai nuk e dëshiron një gjë të tillë porse dëshiron marrëdhënie të mira me të gjithë.