Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës, Jean-Louis Falconi, me të cilin kanë diskutuar për të ardhmen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Kosova Post.
Gjatë takimit presidenti Vuçiq, ka shprehur gatishmërinë për gjetjen e një kompromisi në dialogun me Prishtinën, ndërsa ka theksuar se do ti përgjigjet ftesës së Brukselit.
Tutje ka shtuar Vuçiq se do ti përgjigjet ftesës së Brukseli, por gjithashtu tha ai se nevojitet shumë forcë dhe energji për të arritur një kompromis që është edhe në interesin kombëtar dhe shtetëror.
Vuçiq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për Serbinë, si në nivelin politik dhe ekonomik, dhe se ai ishte i kënaqur me vëmendjen që Presidenti Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve, bënë të ditur zyra për komunikim e presidentit Vuçiq.
Vuçiq dhe Falkoni, gjithashtu biseduan edhe për marrëdhëniet dypalëshe, përparimin e vendit drejt anëtarësimit evropian dhe situatën në rajon, shkruan Tanjug. Në takimin, morën pjesë Ministrat Sinisha Mali dhe Nebojsha Stefanoviq, ata diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, fushën e mbrojtjes, përkatësisht bashkëpunimin teknik-ushtarak, transmeton Kosova Post.