Lëvizja e Vetëvendojse ka njoftuar se mbërmë kryetari i partisë së tyre, përkatësisht kryeministri aktual i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar kandidatin për të parain e Prishtinës dhe anëtarët e shtabeve zgjedhore të kësaj partie, ku kanë bashkëbiseduar rreth fushatës zgjedhore, transmeton Kosova Post.
Sipas Vetëvendosjes, me Arben Vitin ne kryetar, në Prishtinë ndryshimi do të jetë përmbajtsor.
Kujtojmë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përveç në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar edhe në Podujevë në përkrahje të kandidatit të kësaj partie për të parin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.