Vetëvendosje parti, e cila udhëheq me qeverinë, ka thënë se në katër vitet e fundit, Ushtria e Kosovës ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm, duke arritur standarde të larta sipas normave të NATO-s.
Përmes një postimi në Facebook, VV po ashtu ka thënë se buxheti për mbrojtje tejkaloi për herë të parë shifrën 100 milionë euro dhe për tri vite radhazi ka qëndruar mbi 2% të BPV-së.
Sipas VV-së numri i ushtarëve është dyfishuar, paga e tyre është rritur me 60%, dhe janë realizuar investime të mëdha prej 270 milionë euro për armatim modern, përfshirë dronë luftarakë Bayraktar dhe sistemin anti-tank Javelin.
Tutje nga VV thonë se për herë të parë, FSK ka marrë pjesë në operacione ndërkombëtare dhe ka nisur procedurat për krijimin e një fabrike municioni dhe laborator për dizajnimin e dronëve, duke hapur rrugën për zhvillime të reja teknologjike dhe strategjike.