Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka uruar Kosovën në përvjetorin e 13-të të Pavarësisë, shkruan Kosova Post.
Xhaçka përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot ka 13 vjet që është realitet!
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Një ëndërr që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet! Nderim për të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën e pavarur!”, ka shkruar ajo në Facebook.