Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se në rastin e vrasjes së rëndë e cila ndodhi në Gjilan, janë zbardhur disa detaje të reja, transmeton Kosova Post.
Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një sasi substance e dyshuar.
“Gjilan, 08.11.2021 – 20:40. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu dhe i dyshuari i cili ka qenë duke u trajtuar është intervistuar. Ndërsa në vendin e ngjarjes, është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.”
Më tej në raport thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Numri i personave të arrestuar për këtë rast, në total, sipas policisë, është pesë persona./KosovaPost/