Që nga dje, Lëvizja Vetëvendosje (LV) i ka nisur t’i zyrtariojë kandidatët e saj për pozitat e kryetarëve të komunave, për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vjeshtë, raporton Kosova Post.
I radhës është Sherif Berisha, i cili do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Hanit të Elezit.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim i degës së kësaj partie në këtë komunë.
“Sot Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Hani i Elezit konfirmoi atë që dje Këshilli vendosi me votim për Kandidatin për Kryetar të Komunës z.Sherif Berisha. Ajo që ndodhi me 14 Shkurt në tërë Kosovën do të vazhdojë edhe për Komunën. Ne urojmë gjithë qytetarët e Komunës tonë dhe i ftojmë të na bashkohen në fitoren e këtyre Zgjedhjeve”.