Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar publikimin e fotografisë ku shihet në një lokal në Deçan me një grup të rinjsh.
Sipas tij, në këtë local nuk ishin më shumë se 30 persona, por të gjithë kishin maskat ose varur ose në dorë.
Sipas tij ky ishte një takim spotan dhe se nuk ishte organizim.
“Edhe unë kam rastisur të jem aty, e kam postuar me qëllim, sepse janë të rinj, dhe nuk jamë fsheh, e kam postuar unë, e para, unë ju kam treguar edhe këtyre të rinjëve, shumica nga ta ose e kanë pasur maskën varur, ose në dorë, janë diku 30. Edhe në bisedat me ta, pse unë e mbaj maskën, jam i obliguar. Jam prej njerëzve të paktë që shumti kam pasur kontakt me njerëz pozitiv me COVID, por deri më sot, në çdo test kam rezultuar negativ”
“Unë mund të gjindem edhe në këtë mes, mund të vijnë më shumë se 10 persona të afrohen afër meje, por nuk do të thotë që të gjithë që duhet të penalizohen”
“S`ka distancë dy metra. Nuk është shembull i mirë, por nuk është shembull që unë jam takuar me këta njerëz dhe me fshehur fotografinë. Është tepër gabim”, tha Zemaj në Kanal10.