Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj situatës aktuale në Veri pasi atje Policia e Kosovës ndërmori aksion në luftimin e kontrabandës, sikur edhe në disa rajone të tjera të vendit, transmeton Kosova Post.
Bahtiri, duke parë situatën në veri dhe barrikadimin e serbëve në kundërshtim të aksionit, ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që të tregojnë maturi e të mos bien pre e provokimeve të strukturave kriminale atje.
Ndërkohë që nga policia Bahtiri kërkon kujdes për sigurinë e shqiptarëve që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës
Postimi i plotë i Bahtirit:
Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës qetësi dhe maturi, në mënyrë që të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut.
Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t’i shërbejnë shtetit tonë.
Kërkoj nga policia që të kujdesen pë sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës.
AB