Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë me dije se Skender Durmishi do të jetë ambasador i Kosovës në Shqipëri.
Ajo në Klan Kosova ka treguar se Shqipëria e ka pranuar emrin e tij si ambasador.
Ministrja Gërvalla ka folur edhe për gjendjen në të cilën gjendet diplomacia e jashtme e vendit, pas rastit të shkarkimit të 12 ambasadorëve.
“Reformat në MPJ nuk kanë nisur me shkarkimin e 12 ambasadorëve politikë, ky ka qenë njëri ndër hapat që kemi ndërmarrë. Sepse reformat që janë nisur në MPJD, janë të shumëllojshme”, ka theksuar Gërvalla.