Një video e publikuar sot ku shihet se si një zyrtar i EULEX-it e parkon një veturë keq dhe madje me fodullëk thotë se “kjo është Kosova, këtu parkohesh kudo që të teket”, ka detyruar zyrtarët e këtij misioni të dalin me një deklaratë, transmeton Kosova Post.
Në reagimin zyrtar thuhet ndër të tjera se ndaj këtij zyrtari, do të merren masa disiplinore.
“Dënojmë fuqishëm sjelljen e pjesëtarit të EULEX-it, i cili është parë duke u parkuar gabueshëm në Prishtinë. Sigurojmë se do t’i ndërmarrim masat adekuate disiplinore. E falenderojmë qytetarin e Kosovës i cili me sjellen e tij të përgjegjshme hodhi dritë mbi këtë rast.”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it, ndaj lajmit.
Do you park like this in your country? Qytetari i drejtohet stafit nderkombetar te eulex per parkim ilegal. @EULEXKosovo pic.twitter.com/GdLLUpCs8S
— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) October 23, 2021