Një moment i Cazim Alkoviq, menaxher komune në Malin e Zi, është bërë hit në rrjetet sociale. Ai shihet të ketë zhvilluar ‘luftë’ me flamurin e Bashkimit Europian. “Incidenti” i pazakontë ndodhi derisa kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Kriokapiq po mbante fjalim.
Pas tij, në podium, ishte Cazim Alkoviq të cilit për shkak të erës, kokën ia mbuloi flamuri i BE-së. Pavarësisht tentimeve të Alkoviq, largimi i flamurit s’po ndodhte.
Komentet në rrjetet sociale ishin nga më të ndryshmet. Kishte prej atyre që thanë se, menaxheri i Bar u “godit nga vlerat europiane”. Këtë moment mund ta shihni në videon e mëposhtme.
Crnogorski zvaničnik hit na internetu, dva puta ga "napala" zastava EU
Video izvor: Vlada Crne Gore pic.twitter.com/OM2UHQPYm5
— TV N1 Sarajevo (@N1_BiH) April 18, 2022