Është finalizuar marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë, shkruan KoosvaPost.
Marrëveshja është zyrtarizuar në Gjermani nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe sekretari Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, Oliver Luksic.
“Sot kam nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve me Republikën Federale të Gjermanisë. Me kënaqësi e kam pranuar ftesën nga Z. Oliver Luksic, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, duke pasur parasysh që ky është një nga proceset më të rëndësishme por edhe lehtësuese për mërgatën tonë”, ka njoftuar Sveçla në Facebook.