Skuadra e 2 Korrikut vazhdon të dominojë në grupmoshën nën 17-vjeç në futbollin tonë. Sot, skuadra kryeqytetase u shpall kampione në Ligën U17, duke marrë titullin e saj të gjashtë radhazi në këtë kompeticion. Ceremonia zyrtare e shpalljes së kampionëve u mbajt pas fitores që 2 Korriku e arriti kundër Trepçës, me rezultatin 3-1.
Ky sukses i përsëritur tregon angazhimin dhe përkushtimin e trajnerëve dhe stafit të 2 Korriku, si dhe talentin dhe aftësitë e futbollistëve të rinj kryeqytetas.
Ky është një sukses i madh për Klubin e Futbollit 2 Korriku i cili bashkëpunon edhe me skuadrën turke, Beşiktaş J.K.