Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës lidhur me veprimet policore të ndërmarra në protestat e ditës së djeshme.
Në njoftimin e fundit thuhet se hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime për trajtimin e secilit rast që lidhet në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Qëllimi i autorizimit është grumbullumi i informatave dhe provave relevante lidhur me tejkalimin eventual të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës, sa i përket shpërndarjes së protestuesve.


























