Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

    Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

    Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

    Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

    Arrestohen tre persona për sulm ndaj policëve në Prizren

    Arrestohen tre persona për sulm ndaj policëve në Prizren

    KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

    Sot betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

    Mbahet seanca gjyqësore për rastin e barrikadave në veri

    Mbahet seanca gjyqësore për rastin e barrikadave në veri

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Maduro publikon foto nga qelia në SHBA, ja mesazhi që dha ish-Presidenti i Venezuelës

    Maduro publikon foto nga qelia në SHBA, ja mesazhi që dha ish-Presidenti i Venezuelës

    Kërcënim për v*asje, djali i Netanyahut largohet urgjentisht nga SHBA drejt Izr@elit

    Kërcënim për v*asje, djali i Netanyahut largohet urgjentisht nga SHBA drejt Izr@elit

    Kroacia alarmon NATO-n për arm@tosjen e Serbisë: Kërcënim potencial

    Kroacia alarmon NATO-n për arm@tosjen e Serbisë: Kërcënim potencial

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

31 Gusht 2026, 8:36
në Kulturë
Armiqtë brenda nesh
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Granit Sakdiku, publicist

Xhamitë duhet të hetohen! – thanë ata që nuk e njohin e nuk e duan vlerën e xhamisë. Xhamitë i ka ndërtuar agjentura Serbe – thanë ata që nuk kanë dhënë asnjë kontribut në ndjekjen e Serbisë nga Kosova.

Xhamitë janë mollë sherri – thanë ata që për çdo ditë nxisin përçarje në mes të popullit. Xhamitë janë të prapambetura – thanë ata që “e kanë shkrirë” zanatin e vet, dhe falë tyre jemi sfera e mbramë në botë – si në arsim, si në ekonomi, si në shëndetësi, si në politikë. A duhet të hetohen rrugët e financimit të xhamive nga shteti? Pa dyshim se po.
Fundja, kontrolli i shtetit do duhej të zbatohej në çdo sferë të jetës publike, si dhe në çdo ndërmarrje ndërtuese e afariste. Myslimanët e Kosovës s’kanë çka të fshehin, e janë plotësisht të hapur ndaj çdo bashkëpunimi me shtetin. Por, shtrohet pyetja: a ka dështuar siguria e shtetit nëse tërë këto xhami qenkan ndërtuar nga agjentura serbe? A quhet shtet ai që nuk i njeh investimet e huaja që i vijnë nga jashtë e nuk ua vlerëson burimin? A kaq poshtë paska rënë shteti ynë në nivelin e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare sa të mos e dijë se kush po ndërton e pse po ndërton xhami?

​Shteti ynë, ashtu siç është i përcaktuar në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është shtet laik. (Laicizmi i Kosovës e bën krejt të kotë frikën e islamofobëve, të cilët iu frikësohen edhe njerëzve që e praktikojnë besimin brenda institucioneve. Madje, ka edhe të tillë që pretendojnë se laicizmi institucional nënkupton ndalimin e praktikimit të fesë në kuadër të këtyre institucioneve.) Domethënë, Kosova është shtet ku fuqia legjislative dhe ekzekutive i përket parimit laicist, jo atij islamist. Pra, nuk mund të flitet për “radikalizëm islamik” në institucione shtetërore, kur dihet se në përballjen mes laicizmit dhe islamizmit shteti reagon menjëherë në mbrojtjen e të parit. Dëshmi për këtë është aksioni i Policisë së Kosovës për hetimin dhe arrestimin e të akuzuarve, që dyshoheshin se kishin marrë pjesë në luftën e Irakut e të Sirisë, dhe ndër ta u arrestuan edhe 8 hoxhallarë – të cilët megjithatë u shpallën të pafajshëm. Kësisoj, jam i sigurt se po të ishte dyshimi për një xhami të ndërtuar nga burime të pasigurta, apo për përfshirje të agjenturave serbe në të, shteti do të ndërhynte menjëherë në pezullimin e projektit dhe burgosjen e sipërmarrësve. E pra, nëse të gjitha xhamitë e pasluftës qenkan të dyshimta, si është e mundur që tërë mekanizmat e shtetit të jenë në gjumë e të mos i shohin këto allish-verishe që i paska bërë Serbia në Kosovë?
​Liria e besimit, e përcaktuar në nenin 38 të Kushtetutës, ia njeh të drejtën e besimit e të praktikimit çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Besimi është i pashkëputshëm nga kulti i adhurimit. Kulti i adhurimit, sipas besimit Islam, është xhamia. Kjo nënkupton se fyerja e nxitja e urrejtjes kundër xhamive – që për myslimanët janë kult i besimit – bie ndesh edhe me Kushtetutën. Në rast se vërtetohet nga burime të sigurta se në Kosovë ka objekte fetare të ndërtuara nga agjentura serbe, atëherë duhet të specifikohet detajisht se cilat janë ato dhe çfarë masash duhet të ndërmerren ndaj tyre.

Duhet ta dimë prejt kujt të ruhemi e si të ruhemi! Ja për shembull, unë e di një objekt fetar në Kosovë që është ndërtuar pikërisht nga aparatura serbe, dhe ndikimi i saj është terrorizues për shqiptarët e Kosovës. Atë objekt fetar e gjeni te Rruga Agim Ramadani në Prishtinë, ndanë udhe te Kampusi i Universitetit të Prishtinës. Ai objekt u përurua më 1996, kur vetë kryekrimineli Arkan ishte prezent në atë ceremoni shugurimi. Edhe pse kjo kishë ortodokse mbeti e pandërtuar krejtësisht, megjithatë kurrë s’u hoq nga qendra e kryeqytetit. Edhe pse ai objekt është jofunksional, megjithatë vazhdon të qëndrojë “triumfues” dhe ta okupojë hapësirën publike. Edhe pse ajo kishë u bekua nga po të njëjtit priftërinj ortodoksë serb që kishin bekuar vrasjen e mbi 11 mijë e 400 shqiptarëve – prej tyre 1047 fëmijë, prapë vazhdon të mbetet e parrënuar. Urrejtësit e xhamive nuk merren me këtë objekt të shëmtuar sllav që na del çdo ditë para sysh, e na e dëshmon hapur dëshirën e Serbisë për t’u kthyer një ditë te kisha e vet, por merren me xhami (hipotetike) që i paska ndërtuar Serbia! Ne themi “ja ujku!”, ata thonë “ja shputa!”.
Problemi i radikalizmit islamik, sipas këtyre urrejtësve që nxisin urrejtje, është një angina pectoris që po e mbyt Kosovën dalë-ngadalë. Vërtetë në Kosovë ka radikalizëm islamik, por ka edhe radikalizëm politik, radikalizëm antiislam, radikalizëm antikombëtar, ka spiunazhë, ka nxitje të urrejtjes, islamofobi, nepotizëm, korrupsion… etj. Fokusi i tyre te radikalizmi islamik e dëshmon qartë se ata nuk janë fare objektivë. Ata harrojnë secilin problem tjetër të vendit, duke u fokusuar vetëm te ai që iu dhemb më shumë. Radikalizmi fetar duhet të dënohet, por bashkë me të duhet të dënohen edhe radikalizmat tjerë. Si nuk e dëgjuam kurrë një zë nga kjo klasë intelektuale të reagojë kundër nxitjeve të urrejtjes nga “Lëvizja e Deçanit”?! A nuk quhet kjo lëvizje radikaliste? Nëse Serbia ka futur dorën e vet diku në Kosovë, ajo është pikërisht nëpërmjet “Lëvizjes së Deçanit”. (Mjafton të kihen parasysh emrat e dy anëtarë themelues të saj: Nebojsha Vujoviç e Millosh Vujoviç!) Urrejtësit e xhamive thërrasin në dënimin e radikalizmit, ama vetëm të atij islam. Në këtë mënyrë ata vandalizojnë vetë opinionin e tyre, i cili e përcakton qartazi se për kë janë “nënë” e për kë “njerkë”.
A janë xhamitë e ndërtuara pas lufte dorë e agjenturave serbe? Në kohë lufte, xhamitë e Kosovës, falë angazhimit të palodhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin kthyer në objekte veprimtarie, ku shpeshherë mblidheshin pjesëtarë të ushtrisë për të planifikuar aksione sulmi apo për t’i vendosur armët e tyre. Serbët nuk mund të iknin nga Kosova pa shenjuar me predha edhe minaret e gjata, të cilat që nga lufta e Bosnjes i kishin terrorizuar. Statistikisht, afro 218 xhami janë shkatërruar në luftën e fundit në Kosovë. Qëllimi i serbëve nuk ishte shkatërrimi i xhamive në rend të parë, por ishte shkatërrimi i çdo gjëje që ishte shqiptare. Edhe xhamitë, pra, ishin shqiptare. Disa nga ato xhami janë renovuar pas lufte, e disa është dashur të ndërtohen rishtazi prej fillimit. Në këtë rast, ku qëndron logjika e ndërtimit të xhamive të pasluftës nga agjenturat serbe? Si mund t’i rindërtojë djegësi objektet që i ka djegur vetë? Aq më tepër, që ka dashur t’i zhdukë fare nga faqja e dheut që prej rënies së Perandorisë Osmane.
“Agjentura serbe nuk i ka ndërtuar të gjitha xhamitë, por shumë prej tyre po…” – mbase do të thoshin ata. Dhe për këtë do të bazoheshin te dokumenti “Top Secret” që është zbuluar kohëve të fundit nga organet e rendit prej telefonit të UDB-ashit Fatmir Sheholli. Fillimisht, nëse e dini sado pak se si funksionojnë çështjet burokratike institucionale, më thoni: cilat dokumente sekrete të një shteti mbahen në telefona celularë?! Domethënë, Serbia ia paska besuar një skuthi, që dëshiron të jetë spiun shteti por është thjesht tradhtar i rryer, një dokument konfidencial “Top Secret”! Dakord, ta zëmë se dokumenti është i vërtetë, ka vulë shtetërore dhe protokol. Parimisht, ai që e di natyrën e dokumentimit serb, duhet të dijë mirë ta bëjë dallimin mes së vërtetës dhe propagandës. A nuk ishte dokument i vërtetë serb pretendimi i Vasa Çubrilloviçit se shqiptarët janë njerëz me bisht? A nuk ishte dokument marrëveshja mes palëve serbe e shqiptare për t’i takuar “me dëshirë” Jugosllavisë e jo Shqipërisë, e nënshkruar përdhunë nga kjo e fundit në Prizren më 1945, ku me ç’rast dënohet me vdekje Ramiz Cernica për shkak të refuzimit të nënshkrimit? A nuk ishte dokument ai që e hartoi Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë më 1986 se serbët në Kosovë po përjetonin gjenocid fizik e politik? A nuk ishte i dokumentuar pretendimi serb që shqiptarët gjatë viteve ’80 po dëbonin serbët nga Kosova? A nuk ishte e dokumentuar po gjatë këtyre viteve akuza se shqiptarët e Kosovës po i përdhunonin vajzat serbe? A nuk është i dokumentuar miti serb mbi Kosovën, që u glorifikua nga Sllobodan Millosheviçi në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës në Gazimestan, dhe përligji tërë ekspansionin serb në ish-Jugosllavi? Po sot, a nuk janë deponuar mbi 2000 dokumente aktakuza nga Serbia për ta dëshmuar në Hagë se UÇK-ja ka bërë luftë kriminale e jo çlirimtare? A thoni t’i besojmë të gjitha këto si pretendime të vërteta vetëm se janë të dokumentuara? Nëse s’i besoni këto, atëherë si mund ta besoni një dokument serb mbi planin e ndërtimit të xhamive në Kosovë? Apo mbase Serbia gjithmonë na paska gënjyer, e vetëm në këtë rast e paska thënë të vërtetën!
Ky dokument u kthye në arenë debatesh së voni në tërë vendin. Disa qeshin me plot gojën, e thonë: ja, më në fund pretendimi për ndërtimin e xhamive nga dora e Serbisë na doli i saktë. Disa të tjerë thonë se xhamitë duhet të hetohen, por ka edhe të tjerë që thonë se duhet të mbyllen dhe njerëzit duhet të vetëdijesohen e ta braktisin fenë njëherë e mirë. Të gjitha këto pretendime na kanë sjellë para një morie hipotezash, që bazohen në një dokument konfidencial të cilin as që e kemi parë ende. Këto diskutime që po zhvillohen nuk kanë të bëjnë aspak me debat konstruktiv, por përkundrazi me nxitje të urrejtjes dhe përçarje. Hetimet i bën shteti, e jo “ekspertët” që nuk po i ndalin pretendimet e shthurura. Shteti e vlerëson rrezikun dhe merr masat e duhura. E nxitësit e urrejtjes, përmes akuzave të tyre, s’kanë qëllime tjera pos përçarjes. Nëse dikush ia bën “argatin” Serbisë më së shumti, janë pikërisht ata që po e përçajnë popullin në baza fetare – qoftë radikalistët islamikë, qoftë radikalistët antiislamë. Armiku na do të përçarë, sepse vetëm ashtu na pushton më lehtë. Prandaj, mos u mundoni të shpikni armiq që nuk i njihni, por kërkojini ata brenda vetes suaj!

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

4 minuta më parë
Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

22 minuta më parë
Arrestohen tre persona për sulm ndaj policëve në Prizren

Arrestohen tre persona për sulm ndaj policëve në Prizren

24 minuta më parë
Trumpi, thirrje Iranit: Bëjeni marrëveshjen bërthamore para se të jetë vonë

SHBA rifillon sulmet kundër Iranit, Teherani bombardon bazat amerikane në rajon

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH