Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), janë dorëzuar 21 ankesa për procesin zgjedhor, transmeton Kosova Post.
Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) tha për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht kanë të bëjnë me pretendimin se është thyer heshtja zgjedhore.
“Tash për tash nuk kemi ankesa nga individë, vetëm nga subjektet politike dhe shoqëria civile”, tha Desku.
Po ashtu, ka pasur edhe disa ankesa për thyerjen e heshtjes zgjedhore.
Megjithatë, në përgjithësi, procesi ka shkuar i qetë dhe pa incidente.
Në orën 19:00, pritet të mbyllen kutitë e votimit dhe qendrat të bëhen gati për numërimin e votave./KosovaPost/