Instituti Hidrometeorologjik, bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot më i ftohët, krahasuar me ditët e shkuara.
Sipas IHK-së, në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.