Vazhdon të rëndohet situata me pandemi. Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka publikuar raportin e Institutit Kombëtar të shëndetit Publik (IKShPK-së), për 24 orët e fundit, për sa i përket situatës aktuale me pandemi, shkruan Kosova Post.
MSh, sipas të dhënave nga IKShPK, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.524.