Ushtria izraelite njoftoi se 4 ndërtesa të mëdha, të cilat pretendonte se i përkisnin Hamasit, ishin shënjestruar në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Kosova Post.
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë, theksohej se avionët luftarakë sulmuan dy ndërtesa të larta që dyshohet se strehonin zyra të lidhura me Hamasin dhe që përdoreshin nga anëtarë të lartë për të kryer operacione.
Në deklaratë thuhet se gjatë ditës janë goditur edhe 2 objekte të tjera të mëdha, me çka janë sulmuar 4 objekte të rëndësishme për Hamasin.
Pala palestineze e mohoi
Në deklaratën e tij, Iyad al-Bazm, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gaza, mohoi pretendimet se ndërtesat e synuara në sulmet izraelite ishin përdorur për qëllime ushtarake.
Bezm deklaroi se pretendimet e ushtrisë izraelite se ndërtesat e shënjestruara nga avionët luftarakë ishin përdorur për qëllime ushtarake ishin të pabaza dhe se Izraeli po përpiqej të shfajësonte dhe justifikonte vrasjet e civilëve palestinezë.
Burime lokale nga Gaza kishin bërë të ditur se avionët luftarakë izraelitë bombarduan ndërtesën e apartamenteve 14-katëshe “Palestine”, e cila përfshin disa zyra shtypi dhe zyra kompanish, në rrugën Es-Shuheda të rrethit Er-Rimal.
Numri i të vdekurve dhe të plagosurve është në rritje
Është raportuar se numri i personave që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Gazën e bllokuar arriti në 256.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, u dhanë informacione për viktimat nga pala palestineze pas sulmit të “Përmbytjes Aksa” të nisur nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, kundër Izraelit nga Rripin e bllokuar të Gazës.
Në deklaratë thuhet se në sulmet e Izraelit në Gaza kanë humbur jetën 256 persona, mes tyre 20 fëmijë dhe janë plagosur 1788 persona, mes tyre 121 fëmijë.


























