Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

    Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

    PDK propozon ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara

    PDK propozon ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Lugina e Preshevës në fokus, Kamberi flet në ShBA për diskriminimin e shqiptarëve

    Lugina e Preshevës në fokus, Kamberi flet në ShBA për diskriminimin e shqiptarëve

    Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

    Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

    Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

    Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

    Ushtari i FSK-së, Ismail Ahmeti, renditet i dyti në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” në Ajova të SHBA-së

    Ushtari i FSK-së, Ismail Ahmeti, renditet i dyti në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” në Ajova të SHBA-së

    Prishtina prezanton shijet tradicionale në Bursa

    Prishtina prezanton shijet tradicionale në Bursa

    Rama: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës pas vendimit të Speciales

    Rama: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës pas vendimit të Speciales

    Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

    Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Januzit dhe Bahtjarit për lirim të përkohshëm

08 Janar 2024, 23:43
në Drejtësi, Lajme
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Januzit dhe Bahtjarit për lirim të përkohshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka marrë vendim për refuzimin e kërkesës për lirim të përkohshëm për Sabit Januzin dhe Ismet Bahtjarin.

Vendimi për refuzimin e kërkesës së Januzit është marrë më 8 dhjetor 2023, ndërsa data e publikimit të versionit të redaktuar është 5 janar 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për arsyet e lartpërmendura, gjyqtari i procedurës paraprake: (i) refuzon kërkesën; (ii) udhëzon mbrojtjen të paraqesë versionet e redaktuara publike të kërkesës, shtojcës së kërkesës dhe përgjigjes, ose të tregojë nëse këto dosje mund të riklasifikohen si publike, deri të premten, 15 dhjetor 2023, ora 16:00; (iii) urdhëron mbrojtjen, nëse dëshiron, të paraqesë parashtresa për shqyrtimin e radhës të paraburgimit deri të martën, 16 janar 2024 në ora 16:00, me përgjigje dhe përgjigje pas afatit kohor të përcaktuar në Rregullën 76 të Rregullores; përkatësisht e premte, 26 janar 2024 ora 16:00 për përgjigje dhe e premte, 2 shkurt 2024 për kundërpërgjigje”, thuhet në dispozitivin e vendimit për refuzimin e kësaj kërkese.

Tutje thuhet se udhëzohet Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që nëse mbrojtja vendos të mos paraqesë asnjë parashtresë brenda afatit kohor të lartpërmendur, të paraqesë parashtresa për rishikimin e radhës të paraburgimit deri më 22 janar 2024, me mbrojtjen që i dorëzon parashtresat e saj deri më 29 janar 2024, nëse dëshiron.

Ndërsa, një vendim i tillë sipas DhSK-së, ishte marrë edhe për Bahtjarin më 29 nëntor 2023, e që versioni i redaktuar i tij ishte bërë publik më 12 dhjetor 2023.

“Për arsyet e lartpërmendura, gjyqtari i procedurës paraprake: (i) refuzon kërkesën; udhëzon mbrojtjen të paraqesë një version publik të redaktuar të shtojcës së kërkesës deri të premten, 1 dhjetor 2023, ose të tregojë se kjo dosje mund të riklasifikohet si publike; c. urdhëron mbrojtjen, nëse dëshiron, të paraqesë parashtresa për rishikimin e radhës të paraburgimit deri të hënën, 8 janar 2024 në ora 16:00, me përgjigje dhe përgjigje pas afatit kohor të përcaktuar në Rregullën 76 të Rregullores, përkatësisht të enjten, 18 janar 2024 në ora 16:00 për përgjigje, dhe e martë, 23 janar 2024 për kundërpërgjigje”, thuhet në dispozitivin e vendimit për kërkesën e Bahtjarit.

Aty po ashtu thuhet se urdhërohet ZPS që nëse mbrojtja vendos të mos paraqesë asnjë parashtresë brenda afatit kohor të lartpërmendur, të paraqesë parashtresa për rishikimin e radhës të paraburgimit deri më 15 janar 2024, me mbrojtjen që të paraqesë parashtresat e saj deri më 22 janar 2024, nëse dëshiron.

Ashtu si për Bahtjarin edhe për Januzin, gjykatësi i procedurës paraprake ka potencuar se për të dy ekziston rreziku i arratisjes, fshehja, ndryshimi ose falsifikimi i provave, ekziston rreziku i pengimit të ecurisë së procedurës duke ndikuar mbi dëshmitarët e po ashtu ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Ndryshe, mbrojtja e Januzit në parashtrimet e veta kishte pohuar se provat nuk mbështesin dyshimin e bazuar se i akuzuari ka kryer veprat për të cilat akuzohet.

“Mbrojtja pohon se: (i) provat nuk mbështesin dyshimin e bazuar se i akuzuari ka kryer veprat me të cilat akuzohet dhe rrjedhimisht, neni 41 (6) (a) i Ligjit nuk është përmbushur;15 (ii) nuk rrezikon që i akuzuari të ikë;16 (iii) nuk ka arsye të artikulueshme për të besuar se i akuzuari do të shkatërrojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë prova të një krimi ose pengon mbarëvajtjen e procedurës penale; (iv) nuk ka rrezik që ai do të përsërisë veprën e supozuar penale, do të përfundojë tentativën e krimit ose do të kryejë ndonjë krim të cilin ai ka kërcënuar ta kryejë”, thuhet në vendimin për kërkesën e Januzit.

Sipas kërkesës, thuhet se mbrojtja ka pohuar që nëse këto rreziqe konsiderohen se ekzistojnë, mund të vendosen disa kushte për lirimin e të akuzuarit, siç propozohet nga mbrojtja dhe thuhet se i akuzuari do të përmbushë çdo kusht tjetër shtesë të vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Por, ZPS e ka kundërshtuar kërkesën, duke thënë se asnjë modalitet i lirimit me kusht apo ajo se çfarë është propozuar nuk mund t’i zbus rreziqet ekzistuese në lidhje me paraburgimin e Januzit.

“ZPS e kundërshton kërkesën dhe pretendon se: (i) zhvillimet e mëvonshme të vendimit për arrest kanë forcuar bazën për gjetjen e gjyqtarit të procedurës paraprake për një dyshim të bazuar mirë se z. Januzi ka kryer ose ka tentuar të kryejë vepra penale brenda juridiksionit të DhSK; dhe (ii) arsyet për paraburgim të përcaktuara në nenin 41 (6) (b) të Ligjit, siç është konstatuar më parë nga gjyqtari i procedurës paraprake në vendimin për arrest, vazhdojnë të justifikojnë paraburgimin e të akuzuarit”, thuhet tutje.

Po ashtu, theksohet se ZPS argumenton se asnjë modalitet i lirimit me kusht, as i propozuar, as shtesë, nuk mund të zbusë mjaftueshëm rreziqet ekzistuese në lidhje me Januzin dhe se paraburgimi është i arsyeshëm dhe proporcional në këtë kohë të procedurës.

Më tej, thuhet se lidhur me kërkesën e Januzit, ZPS-ja pretendon se pohimet e mbrojtjes që klienti i tyre nuk ishte në dijeni për kërcënimet për të cilat pretendohet t’i këtë bërë Bahtjari janë spekulative.

“Ajo pohon se pretendimi i mbrojtjes se z. Januzi nuk ishte në dijeni për kërcënimin e bërë nga z. Bahtijari është spekulativ dhe nuk merr parasysh kontekstin e komunikimet në tërësi, duke përfshirë kohën, sekuencën dhe frekuencën e tyre, siç konstatohet nga gjyqtari i procedurës paraprake në vendimin e konfirmimit. Veçanërisht, ZPS parashtron se, në intervistat vullnetare me ZPS-në, z. Januzi konfirmoi disa informacione fajësuese kundër tij, veçanërisht se ai: (i) u takua me dëshmitarin 1 në kohën dhe vendin e përafërt të treguar në aktakuzë; (ii) diskutoi [REDAKTUAR] me z. Bahtijari, bashkëkryerësin 1 dhe vetë dëshmitarin 1;dhe (iii) kishte kontaktuar [REDAKTUAR] në përpjekje për të organizuar një takim me dëshmitarin 1”, thuhet në vendim.

Pas kësaj, gjyqtari i procedurës paraprake ka rikujtuar se në vendimin e konfirmimit, është konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Januzi është penalisht përgjegjës për veprat brenda juridiksionit të DhSK-së, përkatësisht frikësimin e dëshmitarëve gjatë procedurës penale dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ndërsa për Bahtjarin, mbrojtja e tij, pohon se paraburgimi i klientit të tyre nuk mund të konsiderohet i nevojshëm. Ata kanë pohuar se ZPS-ja nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për të argumentuar se i akuzuari ka rrezik të ikë apo të pengojë procedurën penale.

“Mbrojtja pohon se paraburgimi i z. Bahtijari nuk mund të konsiderohet as i nevojshëm dhe as proporcional. Në veçanti, mbrojtja pohon se ZPS-ja nuk ka ofruar prova mjaftueshëm specifike për të demonstruar se i akuzuari (i) është rrezik ikjeje; (ii) do të pengonte ecurinë e procedimit penal; ose (iii) të kryejë vepra të tjera. Mbrojtja më tej pohon se nëse këto rreziqe konsiderohen se ekzistojnë, arresti shtëpiak në rezidencën e z. Bahtjari, i shoqëruar me çdo kusht tjetër që konsiderohet i përshtatshëm, mund të zbusë mjaftueshëm rreziqet”, thuhet në vendimin për refuzimin e kërkesës së mbrojtjes së Bahtjarit.

Aty thuhet se ZPS-ja ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes se Bahtjarit për lirimin e përkohshëm të tij.

Ndryshe në seancën e parë,  para gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Bahtijari dhe Januzi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen barrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.

Po ashtu, për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit. Po ashtu, për përpjekje për frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.

Ndryshe, më 6 tetor, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtjari dhe Sabit Jonuzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Sipas aktakuzës, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

16 minuta më parë
PDK propozon ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara

PDK propozon ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara

23 minuta më parë
Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

54 minuta më parë
Lugina e Preshevës në fokus, Kamberi flet në ShBA për diskriminimin e shqiptarëve

Lugina e Preshevës në fokus, Kamberi flet në ShBA për diskriminimin e shqiptarëve

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH