Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në platformën “X”, se Kosova është bërë vendi i parë në rajon dhe më gjerë që ka arritur mbulim 100 për qind me internet, përcjell KosovaPost.
“Në vitin 2023, ne lidhëm fshatin e fundit të mbetur me internetin me brez të gjerë, duke e bërë Kosovën vendin e parë në rajon dhe më gjerë që ka arritur mbulim 100 për qind”, ka shkruar ai.