Numri i personave të konvertuar në Islam brenda një jave si rezultat i fushatës së nisur nga Katari për të pranuar Islamin gjatë Kupës së Botës, aktivitetet e të cilit nisin sot, të dielën, ka arritur në 558 persona, transmeton KosovaPost
Kjo ka ardhur sipas asaj që ka thënë predikuesi i Katarit, Dr. Faisal Al-Hashemi, në një videoklip që ka transmetuar në llogaritë e tij në faqet e komunikimit, duke theksuar se kjo çështje do të jetë një mundësi e madhe për të prezantuar dhe përhapur Islamin.
Katari gjithashtu promovon Islamin përmes pankartave të ndryshme që përfshijnë Hadithet e Profetit Muhamed (savs). Shumë njerëz nga mbarë bota e postuan këtë informacion në Twitter, dhe rrjete tjera sociale./KosovaPost/.