Protesta qytetare kundër qeverisë do të vijojë edhe këtë të premte në Tiranë, duke shënuar ditën e 76-të radhazi të mobilizimit.
Protestuesit pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë çdo ditë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Prej 76 ditësh, qytetarët kundërshtojnë politikat dhe vendimet e qeverisë, duke i cilësuar si të dëmshme për interesin publik dhe pasuritë kombëtare. Në qendër të kërkesave mbetet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij.


























