Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur për masat e reja të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.
Ai ka thënë se do të ketë masa ndëshkuese ndaj të gjithë qytetarëve që nuk respektojnë masat me përpikmëri.
Ministri ka folur edhe për zgjatjen e orarit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga ai 8-orësh në ndërrime 12-orëshe.
“Ne kemi kërkuar angazhim maksimal nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe natyrisht kjo do të kompensohet”, ka thënë Sveçla.
Kujtojmë se nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi edhe kufizimi i qarkullimit të qytetarëve, ku nga ora 22:00 deri në ora 05:00, qytetarët nuk mund të lëvizin pa leje të veçanta.l.n.