Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Haxhiu e Kurti vlerësojnë Deklaratën e 2 Korrikut 1990: Akt i rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës

    Haxhiu e Kurti vlerësojnë Deklaratën e 2 Korrikut 1990: Akt i rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës

    Rizvanolli kritikon Serbinë në takimin rajonal për energjinë në Prishtinë

    Rizvanolli kritikon Serbinë në takimin rajonal për energjinë në Prishtinë

    Nafta shitet edhe sot me 1.39 euro

    Nafta shitet edhe sot me 1.39 euro

    Tërhiqet mjeti i pashpërthyer në Burincë të Gjilanit

    Tërhiqet mjeti i pashpërthyer në Burincë të Gjilanit

    36 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të 1990

    36 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të 1990

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    Protesta në Tiranë/ Analiza e medias franceze: Diaspora po mobilizohet masivisht dhe i ka lëshuar ultimatum Ramës

    Përfundon marshimi nëpër Tiranë në ditën e 32-të të protestës, qytetarët thirrje: Nesër në 10-të para Parlamentit

    Gjini: Nisma është i është ofruar Vetëvendosjes për koalicion

    Gjini: Kushdo që kërkon votat e Aleancës për Presidentin duhet t’i pranojë këto 6 kërkesa në të mirë të qytetarëve të Kosovës

    Izr@eli i jep SHBA-së tokë palestineze të konfiskuar për ndërtimin e ambasadës amerikane në Kuds për 1 dollar

    Izr@eli i jep SHBA-së tokë palestineze të konfiskuar për ndërtimin e ambasadës amerikane në Kuds për 1 dollar

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

​A ka shpresë për anëtarësim në Këshill të Evropës këtë vit

01 Prill 2025, 13:34
në KOSOVË, Lajme
​A ka shpresë për anëtarësim në Këshill të Evropës këtë vit
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës as këtë vit, pa dërgimin e draftstatutit – të propozuar nga Bashkimi Evropian – për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese, thonë në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Sipas tyre, topi është në anën e Kosovës dhe nëse bëhen hapat e nevojshëm para mbledhjes së ministerialit të radhës të KiE-së, agjenda mund të ndryshohet për të përfshirë votimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatën lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Punëve të Jashtme presin që aplikimi i Kosovës të trajtohet gjatë këtij viti, derisa nënvizojnë se vendi ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për anëtarësim.

E njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare janë skeptik se mund të ketë progres në këtë drejtim, madje thonë se në rrethanat aktuale edhe dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese nuk do të garantonte anëtarësimin në këtë mekanizëm evropian.

Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës do të mblidhet me 13 maj 2025, ndërsa paraprakisht agjenda e këtij takimi do të përgatitet gjatë muajit prill nga sekretariati i kësaj trupe vendimmarrëse të KiE-së.

Kosova në vitin 2024 mori votat e nevojshme në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshill të Evropës, mirëpo nuk e kaloi hapin final, pasi nuk u përfshi fare në agjendën e Komitetit të Ministrave, trupë kjo vendimmarrëse për anëtarësimin e Kosovës dhe që mblidhet vetëm një herë në vit.

Pengesë për t’u përfshirë në agjendë vitin e kaluar u bë përcaktimi i Kosovës për të mos përmbushur kërkesën e tri prej shteteve kryesore të Bashkimit Evropian – Gjermanisë, Francës dhe Italisë, që ta përcjellë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e propozuar nga BE-ja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

E në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë thonë për KP se ky kusht ende është i vlefshëm për Kosovën, derisa theksojnë se fatkeqësisht ky hap ende nuk është ndërmarrë nga institucionet e Kosovës.

Përkitazi me këtë, sipas tyre, votimi i suksesshëm për anëtarësimin e Kosovës është me rëndësi jetike, andaj votimi, pa siguruar shumicën e nevojshme do të rrezikonte këtë aspiratë dhe mund të çonte në rezultate negative.

Megjithatë, deklarojnë se Kosova meriton vendin e saj në Këshill të Evropës dhe se Gjermania mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj të plotë për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE.

“Sigurimi i një votimi të suksesshëm për anëtarësimin e Kosovës është me rëndësi kritike. Votimi pa siguruar shumicën e nevojshme do të rrezikonte këtë aspiratë dhe mund të çonte në rezultate negative, të cilat duhet të shmangen me çdo kusht. Ne kemi qenë të qëndrueshëm dhe transparentë, së bashku me partnerët tanë, në përcaktimin e hapit thelbësor të nevojshëm për të siguruar shumicën: Dorëzimin e draftit për ASMM [Asociacionin] në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Fatkeqësisht, ky hap thelbësor ende nuk është ndërmarrë. Tani topi është në fushën e Kosovës, siç është theksuar në letrën e majit 2024 nga presidenti Macron, kancelari Scholz dhe kryeministrja Meloni. Agjenda për Komitetin e Ministrave përgatitet nga sekretariati i tij. Nëse hapat e nevojshëm do të përfundohen para mbledhjes, ne jemi të bindur se agjenda mund – dhe duhet – të ndryshohet për të përfshirë një votim për anëtarësimin e Kosovës”, tha Christian Boettcher nga zyra për komunikim në ambasadën gjermane.

Mirëpo, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë se vendi ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se presin që aplikimi i Kosovës të trajtohet në ministerialin e muajit maj të Këshillit të Evropës.

I pyetur nëse kanë lobuar te vendet anëtare për të siguruar shumicën, ai deklaron se MPJD-ja ka vazhduar fushatën për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, derisa nuk u deklarua nëse do të dërgohet draftstauti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese.

“Duke u bazuar në Statutin dhe Rregullat e Procedurës së Këshillit të Evropës, pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, aplikimi i Republikës së Kosovës do të duhej të trajtohej në ministerialin e radhës të Këshillit të Evropës. Siç jeni në dijeni, ky opinion është dhënë në prillin e vitin 2024 dhe ka qenë jashtëzakonisht pozitiv. Aty është konfirmuar së Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për anëtarësim, se ajo i plotëson, madje në disa raste, siç janë të drejtat e minoriteteve, i tejkalon standardet ligjore të Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tij, dhe se ajo duhet të anëtarësohet me të drejta të plota, pa kushte shtesë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka vazhduar fushatën për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi sipas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ashtu siç parashihet në vet Statutin dhe Rregullat e Procedurës së Këshillit të Evropës”, thuhet në përgjigjen e tij.

E profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se në rrethanat aktuale politike dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese nuk është vendim i duhur, pasi një gjë e tillë nuk mund të garantojë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Sipas tij, do të jetë edhe shumë vonë për një veprim të tillë, derisa nuk dihet se kush do të formojë qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai është kritik edhe ndaj qeverisë në detyrë, e cila sipas tij s’ka pasur iniciativa diplomatike konkrete sesi të lëvizet tutje për anëtarësim në Këshill të Evropës, pas ngërçit aktual ku shtetet kryesore të BE-së kanë vendosur si kusht dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Këshill të Evropës.

“Unë po mendoj se jemi shumë vonë dhe tani nuk është vendim i duhur pasi kanë ndryshuar rrethanat. Qeveria e Kosovës, kushdo që të bëjë qeverinë duhet të ketë kujdes se çka po bëjmë dhe çka po marrim. Duhet pasur shumë iniciativa diplomatike konkrete sesi duhet të lëvizet tutje. Topi është në anën tonë por jo i tëri. Varet nga disa elemente që do të ndryshojnë politikën globale dhe ku jemi ne varet nga konsistenca jonë në përmbajtje dhe jo vetëm në numra”, thekson Arifi.

Institucionet në Kosovë nuk e kanë pranuar draftstatutin e hartuar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin, derisa janë shprehur kundër dërgimit të tij për vlerësim në Gjykatë Kushtetuese.

Madje, ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani tha se i njëjti është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vlerat evropiane.

Vitin e kaluar, një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, nëpërmjet një letre adresuar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të KiE-së, dha zotimin se Kosova do ta hartojë dhe dërgojë një draft në Kushtetuese, por jo atë të BE-së. Mirëpo një gjë e tillë nuk u pranua, rrjedhimisht çështja e Kosovës nuk u vendos në rend dite të mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të KiE-së.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës në vitin 2022

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Haxhiu e Kurti vlerësojnë Deklaratën e 2 Korrikut 1990: Akt i rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës

Haxhiu e Kurti vlerësojnë Deklaratën e 2 Korrikut 1990: Akt i rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës

15 minuta më parë
Rizvanolli kritikon Serbinë në takimin rajonal për energjinë në Prishtinë

Rizvanolli kritikon Serbinë në takimin rajonal për energjinë në Prishtinë

39 minuta më parë
Nafta shitet edhe sot me 1.39 euro

Nafta shitet edhe sot me 1.39 euro

2 orë më parë
Tërhiqet mjeti i pashpërthyer në Burincë të Gjilanit

Tërhiqet mjeti i pashpërthyer në Burincë të Gjilanit

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH