Sistemi shëndetësor publik ka vite që përballet me mungesë të mjekëve specialistë.
E si rrjedhojë, në vitin 2021, ministri i shëndetësisë aso kohe, Rifat Latifi kishte bërë një tentativë për t’i riangazhuar specializantët e pensionuar.
Mëgjithatë nuk kishte interesim nga ana e stafit shëndetësor.
Përkundër kësaj, ditë më parë, mjeku specialist i mjekësisë familjare në Skënderaj, Istref Bajraktari, është riangazhuar.
Ndonëse ka mbushur moshën e pensionimit, Komuna e Skënderajt vendosi t’ia vazhdonte angazhimin për shkak se po përballen me mungesë të mjekëve.
Në anën tjetër, ripunësimin e kuadrove po e sheh si nevojë edhe kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.
Por duke i analizuar kushtet sipas tij është e pamundur të realizohet.
E rikthimin e pensionistëve nuk po e sheh efektiv, njohësi i çështjeve të shëndetësisë, Bujar Vitija.
Ndërkaq përkundër insistimit të televizionit për të marrë një përgjigje, nga ministria e shëndetësisë nuk kanë qenë të qasshëm për të treguar nëse një iniciativë e tillë do ritentohet të bëhet.