Është duke vazhduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, seancë kjo e thirrur nga partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë mbledhur 40 nënshkrime për mbajtjen e kësaj seance, shkruan KosovaPost.
Pas fjalës së Kryeministrit Kurti, i cili tha se kemi disa zgjidhje, ndër to përmendi edhe ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, i ka reaguar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se Kurti ka premisa të gabuara mbi propozimin e ZRRE-së, lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Pse s’po ju japim kohë qytetarëve 4 a 5 muaj për këtë propozimin e ngritjes së çmimit”, shtoi kreu i LDK-së
Tutje Abdixhiku shtoi se qytetarët do të jenë në dijeni kur t’i marrin në dorë faturat e energjisë elektrike për muajin shkurt.
“Shteti nuk është i barabartë me pushtetin”, tha Kurti ndër të tjerash.
Kurti shtoi se nuk mundet me marrë vendime vetëm që të bëjë ulje të çmimit të energjisë elektike