Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e ka të pamundur që nesër të marrë pjesë në takimin me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, për bisedime rreth formimit të institucioneve të reja.
Abdixhiku shtoi se këtë takim do të propozojë që ta shtyejnë për ditën e premte, pasi fillimisht do të bëhet konsolidimi i udhëheqësisë së re të LDK-së.
“E kam të pamundur për shkak të konsolidimit të udhëheqësisë së re të partisë për të marrë pjesë në takimin e nesërm. Propozoj të premten si datë takimi. Sa i përket çështjes për votën për president apo qeveri, vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, duke marrë parasysh respektin që e tregojnë partitë tjera ndaj LDK-së”, ka thënë Abdixhiku./mekryeministrin.info/