Sipas një njoftimi zyrtar nga ana e klubit, bëhet e ditur se “sot do të mbahet një ceremoni nderimi dhe lamtumire për kapitenin Sergio Ramos”, thuhet në një njoftim zyrtar të klubit spanjoll Real Madrid, shkruan Kosova Post.
Ramos po tërhiqet nga klubi mbretëror pas 16 vitesh.
Real Madrid CF njofton se “sot, 17 qershor, në orën 12:30 do të mbahet një ceremoni e nderimit dhe lamtumirës për kapitenin tonë Sergio Ramos, i cili do të udhëhiqet nga presidenti ynë Florentino Perez” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ramos, mbrojtës qendror 35-vjeçar, do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Real Madridit në një konferencë virtuale për media.
https://www.youtube.com/watch?v=T0bRtAA_4fc
Ramos iu bashkua Realit nga Sevilla në vitin 2005. Ai fitoi pesë tituj të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve si dhe tre trofe të UEFA-Super Kupës me Real Madridin.
Ai shënoi 101 gola në 671 paraqitje për Real Madridin.
Ai është shquar për karakter të fortë, e luftarak. Tifozët e kanë admiruar por kundërshtarët, pa dyshim, e kanë urryer./KosovaPost/