Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore, përcjell Kosova Post.
Nuk ka shkuar shumë kohë dhe kanë filluar të jepen donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore.
Afaristi Ylber Shamolli, pronar i EuroKos Holding, biznesi i tij do të dhurojë 10,000 euro (dhjetë mijë euro) për Fondin e Sigurisë së Republikës së Kosovës.
Kujtomë se edhe deputetja e Vetëvendosjes Fjolla Ujkani, është zotuar se do t’i jap 5 mijë euro nga kursimet familjare për Fondin e Sigurisë që u themelua sot nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë!”, ka shkruar Ujkani.