Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 62 mijë e nëntë raste.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 520 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 721 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 53 mijë e 768 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 321 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit një pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 313 pacientë.