Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me anë të një telegrami ngushëllimi shkruan se me pikëllim të thellë e kanë pranuar lajmin për vdekjen e gazetari Hysni Syla, i cili vdiq në moshën 71-vjeçare pasi u godit me veturë mbrëmë në Komunën e Mitrovicës.
“Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune”, thuhet në telegramin e AGK-së.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë. Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Hysni Syla”, përfundon telegrami i AGK-së.