Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në rrugën Nacionale Leshak- Mitrovicë.
Siç është bërë e ditur nga policia e Kosovës në aksident ka humbur jetën viktima mashkull, pasi i njëjti ka humbur kontrollin mbi veturën, transmeton Kosova Post.
Rr. Nacionale, Leshak-Mitrovicë 16.08.2021 – 01:50. Një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humb kontrollin mbi veturë, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi./KosovaPost/