Një aksident trafiku ka ndodhur në këto momente në hyrje të autostradës në Veternik të Prishtinës.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Është pranuar informata se rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.
Gjithashtu, si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata.l.n.