Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Makoc të Prishtinës. Sipas raportit të policisë si pasojë e aksidentit ka mbetur e vdekur një foshnje gjashtëmuajshe.
Në aksident kanë mbetur të lënduar ngasësja e veturës dhe tre fëmijë, transmeton Kosova Post.
“Fsh. Makoc, Prishtinë, 15.08.2021 – 15:54. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës i dyshuari mashkull dhe viktima femër kosovarë. Si pasojë e aksidentit një foshnje gjashtëmuajsh ka ndërruar jetë, ndërsa ngasësja dhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar. Te lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni të varrimit. ”
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPost/