Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën Bill Clinton në Prishtinë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të rëndë, njofton Kosova Post.
Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë jashtë rrugës dhe është ndalur në një shtyllë elektrike. Ende nuk dihen shkaqet, njofton Kosova Post.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të ekzaminuar rastin.