Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, do të zhvillojë të dielën një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi do të mbahet më 31 maj 2026, duke filluar nga ora 12:00, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë.
Pas përfundimit të takimit, dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.


























