Një person ka aksidentuar dy këmbësore, ndërsa duke ikur ka shkaktuar edhe dy aksidente tjera, bënë të ditur raporti i policisë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:10 në rrugën “Vicianumi”, në Prishtinë.
Tutje thuhet në raport se i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion, ndërsa më pas e lë veturën.
“Raportohet për aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasoj e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion, e braktis veturën”, thuhet në raport.
Siç bënë të ditur raporti i dyshuari e kishte paraqitur rastin se ju kishte vjedhur vetura e tij.
“Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.