Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO -s dhe KFOR -it, siç tha ajo që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sepse situata është më shumë se dramatike, transmeton Kosova Post.
Kjo deklaratë e saj vjen pasi sot Policia e Kosovës ishte duke e kryer një operacion me qëllim të luftimit të kontrabandës, i cili u zhvillua në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë të Jugut dhe në Mitrovicën e Veriut.
“Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo sjellje i ka tejkaluar të gjitha masat dhe na çon në prag të kaosit,”
Bërnabiq tha se aksioni i ROSU-s, në veri, përdorimi i bombave goditëse dhe gazit lotsjellës, është sjellje që i kalon të gjitha masat. shkruan danas. “Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit,” tha Brnabiq.sh.o./Kosova Post/
“