Zgjedhjet në Kosovë i ka përshëndetut edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ai ka uruar Albin Kurtin për fitoren, ndërsa ka shkruar ai se këto zgjedhje ishin shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.
Tutje Ahmeti ka përgëzuar institucionet dhe qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ahmeti gjithashtu vlerëson se Kosova e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë përkrahës, partner dhe bashkëpunëtor të mirë BDI-në.
“Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor. Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët. Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane. Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë”, thuhet në urimin e Ahmetit.