Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë dhe Kuvendin e sapoformuar të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA-së ka thënë se synon të punojë me institucionet e reja për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen në rajon, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, teksa sqaroi se afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është deri më 6 tetor.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Gjykata tha po ashtu se afati 60-ditor për zgjedhj


























