Sot në orën 14:00, Ambasada Gjermane në Kosovë hap terminët e reja për viza.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se lista e regjistrimeve për termine në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00.
Deri më tani mijëra kosovarë kanë aplikuar për të siguruar një termin për vizë pune.
Ndryshe në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Kosovë, ndër të tjera thuhet se ‘Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë’.